Ku ndodhemi

Vendndodhja dhe Rruga

Resorti Llogora ndodhet në zemër të pyllit të Llogora-it. Kampi i pushimit ndodhet në lartësinë 1060 metra mbi nivelin e detit, diku afer pikes me te larte te vete zones. Parku pyjor i Llogora-it shtrihet në shpatin verior të Qafës me të njëjtin emër në lartësinë 400-1300 metra mbi nivelin e detit dhe zë një sipërfaqe prej 1040ha. Nga Qafa e Llogora-it hapet një horizont i gjerë drejt hapësirave të Detit Jon dhe vetëm nga kjo Qafë mund të rroken me një vështrim të gjithë hapësirat mahnitëse të Rivierës.
Malet e kësaj nënzone gjeografike janë të veçuara me shtrirje veriperëndim-juglindje, të ndara nga njëri-tjetri me lugina të gjera dhe të zhveshura. Në pjesën perëndimore të kësaj nënzone ndihet mjaft ndikimi i Jonit, prandaj është edhe më ngrohtë se pjesa lindore e saj, e cila është më afër detit.

Si Mund te Shkohet

Dy jane variantet kryesore per te mberritur ne Rezortin Llogora pasi te keni hyre ne territorin e Republikes se Shqiperise. Menyra e pare eshte ajo nga rruga nacionale e cila lidh Vloren me qytetin e Sarandes. Pasi te keni mberritur ne qytetin e Vlores, do te duhet te pershkoni edhe 35 kilometra te tjera per ne jug te Shqiperise, fillimisht paralel me bregdetin deri ne zonen e Orikumit. Gjate kesaj pjese te rruges, do te keni mundesine te shijoni disa nga pamjet me mbreselenese qe ka Riviera shqiptare. Rruges mund te gjeni edhe shume restorante te cilat ofrojne gatime tradicionale por edhe mesdhetare shume te mira, perfshire ketu edhe sherbime te tjera te nevojshme.
Faza e dyte e ketij itinerari eshte pjesa nga Orikumi deri ne Resortin Llogora, kur relievi fillon dhe behet me i thyer dhe lartesia ne te cilet ju udhetoni gradualisht rritet nga 400 metra mbi nivelin e detit deri ne 1100. Ne kete faze te udhetimit tuaj ju do te filloni te shihni nje tjeter aspekt te kesaj zone, pyjet halore me gjelberimin e tyre.
Menyra e dyte per te mberritur ne Resort eshte ajo kur ju gjendeni ne zonat me jugore te Shqiperise, psh Sarande. Duke marre rrugen nacionale Sarande-Vlore ju do te mberrini ne kampin tone. Do te duhet te pershkoni nje rruge ne kushte jo shume te mira por panorama qe do te mund te shijoni justifikon te gjitha keto peripeci te vogla. Rruga e cila kalon paralel me Rivieren te ofron pamje te mrekullueshme te Himares, Borshit, Vunose, Palases, apo edhe Qafes se Llogora-it.