Permbledhje

Resorti ne zemer te parkut

Parku pyjor i Llogora-it shtrihet ne shpatin verior te Qafes me te njejtin emer ne lartesine 400-1300 metra mbi nivelin e detit dhe ze nje siperfaqe prej 1040ha. Nga Qafa e Llogora-it hapet nje horizont i gjere drejt hapesirave te Detit Jon dhe vetem nga kjo Qafe mund te rroken me nje veshtrim te gjithe hapesirat mahnitese te Rivieres.
Ajo eshte nje mrekulli e vertete e afruar nga Nena Natyre. Prej vitesh eshte Park Kombetar dhe njihet ne te gjitha almanaket turistike me te njejtin emer. Qafa e Llogora-it ka dhe rendesi strategjike. Ajo perben te vetmin kalim te mundshem tokesor midis bregut te Jonit dhe gjirit te Vlores. Ajo eshte shfrytezuar qe ne Antikitet si rruge kalimi.
Çezari e perdori per te kaluar trupat e tij ne drejtim te Orikut. Sot permes saj kalon
rruga Vlore- Sarande.

Mrekullia e ketij vendi eshte se vetem majat e pemeve te larta mund te shijojne Diellin veror. Eshte nje hije dhe nje serenitet, i cili mund te konsiderohet si nje nga mrekullite me te medha qe ka Shqiperia. Qafa e Llogora-it luan shume rol ne klimen e te gjithe Rivieres sone

Flora dhe Fauna

Ne pjesen e siperme te Lugines ne lartesine 800-1000 ne faqen veriore te Llogora-it rritet nje pyll i madh dhe shume i bukur haloresh. Parku i tij perben nje nga zonat pyjore me te rendesishme te Shqiperise Jugperendimore. Zhvillimi i ketij pylli ne lartesi te vogla lidhet me kushtet e veçanta te kesaj pjese te lugines se Dukatit, ku ndikon klima e fresket dhe sasia e madhe e reshjeve. Haloret me te medhenj ne park jane pisha e zeze, qe perben masen kryesore te drureve, bredhi, tisi, dellinja e bute dhe rrobulli. Veç tyre perhapje te gjere kane edhe bushi, qe rritet si shkurre e ulet etj...Ne kendin me skajor te qafes ka drure te veçante dhe mes tyre disa edhe jane shpallur monument kulture, te tilla si “Pisha Flamur”. I ashtequajturi “Bredhi i Greqise”, rritet ne brezin e trete te bimesise duke parapelqyer formacionet karbonatike dhe klimen me te bute. Ky bredh si halor mesdhetar, qendron ne kete brez bashke me pishen e zeze, hormoqin etj. Kurse pertej Qafes se Llogorase ne faqen perendimore te Lungares, eshte valanidhi qe fillon e behet mjaft i rralle, madje zhduket fare...Nder perfaqesuesit me te spikatur te faunes jane: Kaprolli ose sorkadhja, i cili eshte nje gjitar ripertypes dythundrak i familjes se drereve me trup elegant 60-70 cm te larte deri 130 cm te gjate dhe me peshe 15-25 kilogram.
Mashkulli i tij ka brire te degezuar kurse femra nuk ka brire. Eshte kafshe karakteristike e klimes mesdhetare malore, por relativisht e rralle. Ndeshet rralle ne Llogora dhe ne malin e Çikes, ku dekada me pare ka pasur edhe shume derra te eger dhe kaproj.