Pushime ne te gjitha stinet

Klima dhe Moti

Ne Llogora bien 2371 mm shi ne vit, kurse mesatarja e temperatures ne nivelin 850 metra mbi nivelin e detit per janarin ka qene per vite me radhe 5 grade C.
Malet e kesaj nenzone gjeografike jane te veçuara me shtrirje veriperendim-juglindje, te ndara nga njeri-tjetri me lugina te gjera dhe te zhveshura. Ne pjesen perendimore te kesaj nenzone ndihet mjaft ndikimi i Jonit, prandaj eshte edhe me ngrohte se pjesa lindore e saj, e cila eshte me afer detit. Ne pjesen lindore, temperatura mesatare vjetore lekundet ndermjet 6-10 grade C dhe ne vendet e uleta te saj arrin deri 12 grade celsius. Mesatarja e janarit ne pjesen lindore eshte -1 deri -2 grade Celsius. Ne pika te veçanta deri -4 grade.

Minimumet absolute ne pjesen lindore shkojne -15 deri -22 grade Celsius, kurse ne pjesen perendimore -13 deri ne -16 grade Celsius. Ne kete zone jane te gjitha karakteristikat mesdhetare te shperndarjes se reshjeve. Ne pjesen perendimore bien 2000-2500 mm shi, ndersa ne lindje dhe dy here me pak 1200-1400mm.
Ne kete vend eshte i njohur veçanerisht perroi me emrin “Rruget e Bardha” ose perroi i Thate, qe zbret nga faqja perendimore e Majes se Çikes. Ai kalon pergjate rrezes jugore te Qafes se Llogorase dhe derdhet me rrembim ne det, ku formon nje kon te madh depozitimi qe eshte me i rendesishmi dhe me madheshtori i te gjithe bregut Adriatiko-Jonik. Permes saj kane kaluar te udhehequr nga barinjte vendas trupat romake per te pushtuar Orikumin.