Parku Kombetar i Llogorase


Parku pyjor i Llogorase shtrihet ne shpatin verior te qafes me te njejtin emer ne lartesine 400-1300 metra mbi nivelin e detit dhe ze nje siperfaqe prej 1010ha. Nga Qafa e Llogorase hapet nje horizont i gjere drejt hapesirave te detit Jon dhe vetem nga kjo qafe mund te rroken me nje veshtrim te gjithe hapesirat mahnitese te rivieres. Ajo eshte nje mrrekulli e vertete e ofruar nga Nena Natyre. Prej vitesh eshte Park Kombetar dhe njihet ne te gjitha almanaket turistike me te njejtin emer. Qafa e Llogorase ka dhe rendesi strategjike. Ajo perben te vetmin kalim te mundshem tokesor midis bregut te Jonit dhe gjirit te Vlores. Ajo eshte shfrytezuar qe ne antikitet si rruge kalimi. Jul Çezari e perdori per te kaluar trupat e tij ne drejtim te Orikut. Sot permes saj kalon rruga Vlore - Sarande.

Mrekullia e ketij vendi eshte se vetem majat e pemeve te larta mund te shijojne diellin veror. Eshte nje hije dhe nje serenitet, i cili mund te konsiderohet si nje nga mrekullite me te medha qe ka Shqiperia.
Qafa e Llogorase luan nje rol te rendesishem ne klimen e te gjithe rivieres sone.

Fshati Turistik Llogora

Fshati Turistik Llogora ndodhet ne zemer te Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka nje siperfaqe prej 1.2 ha. Ne brendesi te saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katesh me pishine te brendshme, Beer Club, Taverne, Restorant, Bar, fushe basketbolli, salle konferencash dhe 2 salla te vogla te cilat mund te perdoren per festa te vogla familjare ose mbledhje.

Ne stinen e veres kur temperaturat jane te larta ne qytetet e tjera te shqiperise, ne Llogora temperatura gjate dites eshte 10 grade Celcius me e ulet, ndersa gjate nates arrin 10-12 grade Celcius. Kjo ju jep nje freski gjate gjithe dites dhe nje gjume te embel gjate nates. Ndersa ne periudhen e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga debora.
Ne brendesi te territorit tone shetisin te lire drera dhe sorkadhe te cilat ju bejne pushimet tuaja akoma me magjike.