Shijoni Ushqimin ne Resortin Llogora

Tradita dhe pervoja e kuzhinave me te mira

Sa kazual aq edhe elegant, nje mengjes, dreke apo darke ne Resortin Llogora eshte nje tjeter element shume i rendesishem per t’iu bere te ndjeheni te vleresuar.
Shumellojshmeria e ushqimit qe serviret ne ambientet tona e kombinuar me finesen e sherbimit, e kthen nje vakt ngrenieje ne me shume sesa te ushqyer.
Ne ofrojme vetem mish te fresket te zones (bio), por edhe peshkun e Jonit te sapo marre enkas per kuzhinen e Resortit Llogora. Per te mos mjaftuar, stafi yne i gatimit ofron edhe nje game te gjere te kuzhinave me te famshme te botes, gjithmone te pergatitura me ingredientet me te fresket dhe te ushqyeshem. Vererat me te mira te vendit, por edhe nga ato me te njohurat te Mesdheut jane specialiteti yne.
Ne dy restorantet tona me kapacitet me shume sesa 200 vende ju do te gjeni ajken e kuzhines tradicionale shqiptare, kuzhinen mesdhetare me specialitetet e tyre.

 

Mengjesi sipas menyres tuaj

Nje dite fillon me bukur kur keni patur nje mengjes te kendshem ne tavoline. Ne ne Resort Llogora e marrim shume seriozisht mengjesin per t’iu paraprire aventurave gjate dites.
Nje mengjes i lehte kontinental me natyre mesdhetare per ata qe kane nevoje te marrin vetem pak kalori perpara se te nisin diten. Qumesht, reçel, mjalt, gjalp, djath, leng frutash, briosh... mund te jete zgjidhja juaj per mengjes.

Per nje mengjes me te rende, Resorti Llogora ofron ushqime te nxehta. Vezet e skuqura apo te ziera, sallamra te ndryshme, domate, djath, kafe... jane zgjidhja tjeter per te nisur diten.
Per t’u ndjere si ne shtepine tuaj, kuzhina jone ju ofron mundesine e “banketeve” dhe te ushqimeve te servirura vete. Ju mund te zgjidhni vete ushqimin tuaj te mengjesit pa patur te nevojshme te beni zgjedhje.

Dreka

Shumellojshmeria e ushqimeve vjen me me te miren e saj ne vaktin e drekes. Specialitetet e detit por edhe ato te mishit te fresket te zones e bejne dreken ne Resortin Llogora speciale. Ushqimi i pjekur ne zgare dhe ne hell, gatimet e pjatave franceze, spanjolle sebashku me picat dhe spaghettit italiane, te kombinuara me nje gote vere disavjeçare te vendit jane kryefjala jone per dreken. Sherbimi elegant dhe muzika ne sfond plotesojne atmosferen per te kenaqur deshirat tuaja.

 

Darka

Nese deshironi nje darke per dy nen driten e qirinjve apo nje tjeter mes miqsh dhe te afermish, tek ne mund ta keni shume te lehte per secilen prej tyre.
Nje pjate elegante dhe nje gote vere me partnerin tuaj apo nje darke e mbushur me shumellojshmeri ushqimesh dhe pijesh e shoqeruar me muzike jane specialiteti yne.