Jeto gjelber ne Resortin Llogora

Copperleaf Homes

Aktivitete

Ne Rezortin Llogora, me nje hapesire prej 25 mije metra katrore ju mund te zhvilloni pothuajse te gjitha aktivitetet qe do te deshironit te benit, duke filluar nga ato te relaksimit dhe argetimit deri tek takimet e punes, evenimentet e ndryshme apo edhe festimet me te aferm dhe miq.

 

Relaksimi dhe qetesia e gjelber

Nen qetesine e gjelberimit te pishave dhe ajrit te paster te lartesise 1100 metra, mund te shijoni momente te vecanta relaksi. Madheshtia e pyllit te Llogorase, pasuria e flores dhe faunes se zones dhe qetesia karakteristike mund te jete vendi ideal per te bere pushimin e nevojshem pas nje periudhe te gjate ne qytetet e zhurmshme dhe te ndotura.

 

Biznes ne te gjelber

Ne Rezortin Llogora mund te zhvilloni shume aktivitete te biznesit tuaj nderkohe qe jeni duke shijuar gjelberimin. Salla e konferencave, suitat tona moderne, restoranti me kapacitet prej 200 personash si edhe facilitetet e tjera te nevojshme per ushtrimin e aktivitetit tuaj te biznesit ju bejne te ndjeheni si ne zyren tuaj ne natyre.

Winterwoods Homes

 

Festat

Rezorti Llogora eshte vendi perfekt per te kaluar nje kohe te kendshme me miqte tuaj. Nje dreke ne restorantin tone luksoz, nje udhetim ne zonat perreth, nje nate me muzike te kendshme ne pub-in tone i kthejne ne momente te paharruara ato kohe qe kaloni ne rezortin tone.