Me shume sesa vetem pushime

Copperleaf Homes

Aktiviteti Sportiv Veror

Jeni te lodhur nga pushimet monotone dhe kerkoni dicka me shume? Jeni tipi i njeriut qe kerkon emocione te forta? Ne Resortin Llogora keni mundesine qe te keni nivel te larte adrenaline fale sherbimeve speciale qe stafi yne ofron per ju.
Sportet ekstreme jane specialiteti yne. Ne mund t’ua kthejme pushimet ne eksperiencen tuaj me te paharrueshme ndonjehere. Hedhjet me parashute, guidat rreth bregdetit dhe zones malore, udhetimet ne mal (trekking), qitja, gjuetia ne grupe te medha apo organizimi i turizmit ekstrem perbejne aktivitetet kryesore gjate veres te cilat mund t’ua kthejne pushimet ne Resortin tone ne nje aventure te vertete.

 

Hedhjet me Parashute

Ne nje dite te bukur me diell te shijuarit e pamjes se Qafes se Llogorase, Gjirit te Karaburunit dhe Rivieres Shqiptare nga qielli i kthjellet, do te ishte menyra me e mire per ata qe enderrojne fluturimin.
Ne ofrojme mundesine per te bere hedhje me parashute per kedo qe nuk i mungon deshira dhe kurajo per ta provuar. Perkrah nje asistenti te kualifikuar,  ju mund te shijoni nga lartesite e qiejve te Llogorase bukurite e bregdetit dhe maleve perreth.

 

Winterwoods Homes

Guidat e drejtuara

Zona e Llogorase, e shpallur Park Kombetar prej dekadash, eshte vendi ideal per te zhvilluar guida te drejtuara. Per te gjithe ju qe keni deshire te jeni ne kontakt te drejtperdrejte me natyren e virgjer, Resorti Llogora organizon guida me staf te kualifikuar ne te gjithe zonen.  Gjelberimi i pyllit te Llogorase dhe kaltersia e bregdetit te Jonit jane dy alternativa shume te mira. Ne to ju mund te shijoni floren dhe faunen e zones, por edhe traditen kulturore


Udhetimet ne mal (Trekking)

Resorti Llogora ndodhet ne lartesine 1060 metra mbi nivelin e detit dhe te qendruarit ne te, te ben automatikisht nje njeri qe merret me trekking. Por nese kerkoni qe te jeni plotesisht i tille, atehere nuk duhet shume. Ne ju ofrojme udhetime ne Malin e Cikes, (mali me i afert me Resortin). Udhetimet me asistentet tane ne zonat e larta malore  behen edhe me te bukura fale pamjeve panoramike qe natyra te ofron.

Copperleaf Homes

Turizmi Ekstrem

Resorti Llogora eshte i vetmi ku ju mund te gjeni sherbimin e turizmit ekstrem ne Shqiperi. I nisur fillimisht si nje aventure, tashme ky lloj sporti ekstrem hyn ne nje nga sherbimet tona te vecanta.
I konceptuar si nje aktivitet qe zgjat 10-12 ore, ky lloj sporti perfshin pershkimin me makine dhe kembe te nje terreni te veshtire malor, pamje panoramike, peshkim, turizem kulturor dhe historik pa harruar edhe ushqimin e gatuar ne menyre tradicionale (mish i fresket i zones ne hell).
Ky lloj sporti organizohet vetem ne grupe prej 6-8 personash dhe nen asistencen e stafit tone. I gjithe aktiviteti mund te regjistrohet nga kamerat tona dhe ju mund te merrni me vete kujtimet me te bukura prej pushimeve tuaja.