Vendi me i mire per argetimin e femijeve tuaj

Copperleaf Homes

Nje mije e nje lojera

Programi yne per femijet ka qene gjithmone teper i rendesishem. Ne gjithmone e kemi menduar si nje pjese shume te rendesishme argetimin e femijeve tuaj ne Resortin Llogora qe kur kemi hapur dyert tona pasi keshtu ju bejme te ndjeheni edhe ju me te sigurt se e gjithe familja ka per te kaluar momente te mrekullueshme tek ne.
Ambientet e argetimit per femije, shetitjet me drejtues te specializuar, pishina, lojerat e ndryshme, sherbimi i babysitter dhe shume aktivitete te tjera do te bejne qe mendja dhe trupi i femijeve tuaj te jete ne aktivitet te shendetshem.

 

Programet e ndryshme

Lojerat ne ambiente te hapura kane qene gjithmone shume te rendesishme ne konceptimin e kohes se argetimit per femijet tek ne. Kjo duket shume qarte edhe ne ate qe ne i kemi kushtuar kesaj. Nje kend lojerash interesant eshte i vendosur gati ne zemer te Resortit, i cili rrethohet gjithmone nga sorkadhet tona.  Gjelberimi tipik i zones na jep mundesine per te organizuar shume udhetime te drejtuara ne natyre per femijet. Gjate kesaj kohe, instruktori u tregon fakte interesante femijeve rreth natyres se zones, apo edhe histori, mite e legjenda.

 

Winterwoods Homes

Per me te vegjelit

Per femijet e vegjel, per ata te cilet ende nuk kane arritur te jene te afte per keto udhetime apo aktivitete, Resorti ofron edhe sherbimin e babysitter. Nje person i vecante mund te merret me femijen tuaj gjate kohes qe ju mund te keni shkuar per nje guide malore, nje dite turizmi ekstrem, disa ore ne plazh apo edhe per nje darke te qete pa zhurmen dhe shqetesimin e te vegjelve tuaj.