Pushimi dhe argetimi ne te njejtin vend

Kohe e vecante

Nese mendoni se Resorti yne eshte vetem nje vend i qete per te pushuar dhe per tu larguar nga stresi i qytetit te zhurmshem, atehere gaboheni! Ne Resortin Llogora ka vend per gjithcka. Ka vend edhe per argetimin atehere kur kerkohet njekohesisht edhe qetesia. Nje tur i drejtuar nga stafi yne ne zonat e thella te pyllit te Llogorase eshte nje menyre e vecante argetimi dhe qetesie njekohesisht. Bukuria e natyres se zones dhe ashpersia e saj e bejne nje dite shume te vecante. Resorti ofron edhe mundesine e plazhit ne bregdet ne zonen e Palases.

Irish-pub

Gjithashtu ne ambientet e brendshme te Resortit ju mund te gjeni edhe forma te tjera te argetimit. Ne ambientet e nje irish-pub shume te ngrohte ju mund te kaloni momente te mrekullueshme nen tingujt e muzikes me miqte tuaj sa here te deshironi. Nje kazino pritet shume shpejt te hapet prane Resortit tone dhe kjo do te shtoje edhe me shume gamen e argetimit tuaj gjate kohes se qendrimit tek ne.
Sportet e ndryshme qe mund te realizohen ne ambientet e brendshme te resortit gjithmone jane te vecanta per efekt te natyres, kushteve etj. Basketboll, futboll, tenis, bilardo, ping pong por edhe noti jane keto format e sportit te cilat mund ti keni ne cdo moment gjate kohes qe qendroni tek ne.

Sportet dhe plazhi

Resorti ka ne pronesi nje plazh ne kete zone gati te virgjer dhe ofron per te gjithe ata qe pelqejne ekstremin t’i coje ne kete zone me terren te veshtire por me nje bregdet te paperseritshem.
Sporti ekstrem eshte nje tjeter forme tjeter e mrekullueshme argetimi ne kete zone. I konceptuar si nje aktivitet qe zgjat 10-12 ore, ky lloj sporti perfshin pershkimin me makine dhe kembe te nje terreni te veshtire malor, pamje panoramike, peshkim, turizem kulturor dhe historik pa harruar edhe ushqimin e gatuar ne menyre tradicionale (mish i fresket i zones ne hell).
Ky lloj sporti organizohet vetem ne grupe prej 6-8 personash dhe nen asistencen e stafit tone. I gjithe aktiviteti mund te regjistrohet nga kamerat tona dhe ju mund te merrni me vete kujtimet me te bukura prej pushimeve tuaja.