Si ne shtepin tuaj

Ambientet e akomodimit

I vendosur ne nje zone malore dhe e rrethuar nga pamje mahnitese, Resorti Llogora ofron vila komode malore, suita luksoze, dhoma perfekte per te gjithe llojet e rasteve, pushimet familjare apo edhe ato shoqerore dhe te biznesit e deri tek ato me specialet, romantike.
150 vendet tona te akomodimit nga viletat (bungalov) plotesisht prej druri deri tek dhomat per nje, dy apo edhe tre persona apo edhe suitat prej 105 metra katrore, te pajisura keto me te gjitha kushtet e nevojshme per nje pushim sa luksoz edhe te vecante jane ajo me te cilen ne krenohemi.

Viletat prej druri

Nje alternative shume interesante per akomodim te shumefishte (familjar, shoqeror etj) jane viletat tona prej druri. Te vendosura gati ne te gjithe siperfaqen e Resortit dhe te shperndara ne menyre te rregullt, 16 viletat tona i bejne pushimet tuaja shume me te rehatshme dhe intime.
Te ideuara ne nje hapesire te vogel dhe te ngrohte, ato kane brenda tyre dy dhoma me nga dy shtreter secila, nga nje sallon, banjo dhe te gjitha mjetet e tjera te nevojshme per pushime te kendshme.
Soba me dru dhe ambienti plotesisht i tille te krijon idene e nje shtepie te vjeter ne zonat malore te shekulli me pare. Natyra perreth gati e virgjer, e shton edhe me shume kete atmosfere duke iu bere te ndjeheni si nje Robinson Kruzo ne miniature.

Hoteleria

Nje alternative tjeter shume e mire per pushuesit e Resortit tone eshte edhe hoteli yne prej tre katesh, i konceptuar si zemra e Resortit, pasi ne te njejtin ambient ndodhet edhe nje nga restorantet, sallat e konferences, bari, pishina, ambientet e pushimit etj.
Ne keto ambiente do te gjeni hapesirat e nevojshme per ju qe kerkoni te beni pushime ne grup, apo edhe per bizneset dhe format e tjera te pushimeve ne mase. Kjo pasi ketu mund te gjeni 25 dhoma te vecanta me nje kapacitet prej 70 personash. Ne hotelin tone gjenden 22 dhoma me kapacitet prej dy personash dhe tre me nje kapacitet prej tre personash. Te gjitha dhomat jane te pajisura me te gjitha mjetet e nevojshme per nje kohe te kendshme ne hotel.

Suitat teper luksoze

Ne Resortin Llogora do te mund te gjeni edhe ambiente plotesisht luksoze per nje pushim VIP. Ne ambientet tona do te gjeni ne cdo kohe tre suita luksoze me nje siperfaqe prej 105 metra katrore dhe me nje pamje te mrekullueshme te pyllit te Llogorase. Te pajisura me te gjitha kushtet per te gezuar cilesine e luksit, me dy dhoma gjumi, nje sallon te madh, nje verande dhe dy banjo, suitat tona kane marre vleresimet me te mira te klienteve tane me te mire VIP.